Charles de Ketealere, 453 minuta pozitive por Gazzetta ngre një pyetje!

1 javë më parë
Charles de Ketealere, 453 minuta pozitive por Gazzetta ngre një pyetje!

Charles De Ketelaere ishte nënshkrimi i madh i Milanit këtë verë pasi ata paguan rreth 35 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga Club Brugge. Ka qenë një fillim jo ashtu si pritej, por gjithesesi premtues për të riun.

Playmaker belg ka qenë në fushë për 453 minuta deri më tani, duke përfshirë pesë aktivizime si titullar. Ai ka shtuar një asistim në emrin e tij dhe gjithashtu ka dy perfshirje ne dy gola, një prej të cilave erdhi në ndeshjen kundër Napolit në fundjavë.

Siç theksohet nga Gazzetta Dello Sport, Stefano Pioli është i lumtur me atë që ka parë nga De Ketelaere deri më tani. Megjithatë, numri 90 duhet gjithashtu të gjejë rrjetën, me shumë pak goditje të realizuara deri më tani.

Ai pati një gol kundër Sampdorias, por ai u përjashtua për një pozicion jashte loje te Giroud qe mori pjese ne aksionin e zgjatur. Sidoqofte, ai ka nevojë për këtë gol që të depërtojë me të vërtetë dhe të ndërtojë atë që ka qenë një fillim mjaft pozitiv në karrierën e tij në Milano…

Nje nder gjerat qe Charles duhet te permiresoje – sipas Gazzetta dello Sport – eshte licenca per te gabuar edhe duke tentuar porten, dicka qe se kemi pare ta beje aspak. Nuk dihet nese ai eshte me shume i trembur ose eshte dicka tjeter…