Chiellini i surprizuar nga Fikayo Tomori! “Nuk e kisha menduar kurrë…”

4 ditë më parë
Chiellini i surprizuar nga Fikayo Tomori! “Nuk e kisha menduar kurrë…”

“Nga Maignan te Theo: tani mbrojtja vlen mbi 200 milionë”: La Gazzetta dello Sport dje shpjegoi se në dy sezonet e fundit vlera e mbrojtjes së Milanit është rritur shumë dhe tani është mbi 200 milionë euro. Në detaje, Maignan vlen rreth 45 milionë, Kalulu 30, Calabria 30, Tomori 50 dhe Theo Hernadez 60.

Pikerisht Fik eshte lojtari qe i blere per gati 29 mln euro nga Chelsea, sot ka dyfishuar gati vleren dhe brenda kohesh mund edhe ta trefishoje ate ne saje te situata dhe se si do te shkojne gjerat.

Ai eshte nje mbrojtes qe ka rinovuar edhe kontraten pa bere shume histori duke e cuar tashme skadencen e radhes deri ne vitin 2027 dhe duke qene super i blinduar nga Milani edhe ne saje te ketij akordi te ri me rritje rroge sigurisht.

Edhe pse ky fillim sezoni ska qene ne formen maksimale, serish prania e Fik ne fushe ndihet dhe dallohet ne presingun asfiksues qe shpesh vjen gati ne 30 metrat e zones kundershtare. Eshte i bindur per cilesite e tij edhe nje emer i madh i futbollit italian qe sot luan ne Amerike.

Giorgio Chiellini, ish-mbrojtësi i Juventusit, foli për Times për lojtarin e Serisë A që e befasoi më shumë: “Tomori më befasoi sepse kur e pashë te Chelsea nuk mendova se mund të bëhej kaq i fortë në zonën e rreptësisë dhe i përqendruar.

Po ta shohesh ne 90 minuta eshte agresiv dhe ben presing dhe eshte i perqendruar. Le te themi qe ai ishte nje një nga faktorët kyç të Scudetto-s së fituar vitin e kaluar për Milanin”.