Çdo njeri ka arsye të ndryshme se përse tradhton, ka njerëz që nuk ndihen të lumtur në lidhjet e tyre aktuale, por kanë frikë të largihen nga një lidhje pasi nuk janë të bindur për atë që i pret, të tjerë janë njerëz të papërgjegjshëm, madje ka edhe nga ata qv pinë aq shumë sa nuk i kontrollojnë veprimet e tyre.
Gjithsesi një grup studiuesish, ka kryer një vëzhgim ku paraqesin arsyes se përse partnerët tradhëtojnë varësisht gjinisë. Nv këtë studim u pvrfshinë 2000 të anketuar nga europa dhe amerika, të cilët ishin përgjigjur se partneri i tyre nuk i përmbushte dhe nuk u kushtonte vëmendje mjaftueshëm, duke bërë që këta persona ta kërkojnë vëmendjen diku tjetër.
Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!
Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to, dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen.
Por kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kishin qenë më ndryshe. Meshkujt evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse!
Arsye tjera se përse meshkujt kanë tradhtuar, kanë qenë mungesa e seksit të mjaftueshëm në lidhje, janë ngacmuar shpesh nga femra atraktive, etj. Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht! Përndryshe, autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.