Cili ishte amaneti i fundit i Mbretëreshës? Flet Jasin Lugjaj nga Londra

7 muaj më parë
Cili ishte amaneti i fundit i Mbretëreshës? Flet Jasin Lugjaj nga Londra

Anëtari i Partisë Konservatore, Jasin Lugjaj, është shprehur se Mbretëresha Elizabeth ka lënë një amanet për popullin. Sipas saj, mbreti Charles III duhet të gëzojë respekt nga populli britanik.

“Këtë e tha kur u pyet se a do gëzojë mbreti të njëjtin admirim nga Mbreti u la amanet nga Mbretëresha Elizabeth, që të tregohet repsekt si ndaj mbretit dhe gruas së tij. Besoj se kjo do e ndihmojë shumë”, tha zoti Lugjaj për Euronews Albania.

Më tej ai shtoi se populli britanik shquhet për dashurinë e tij ndaj familjes mbretërore dhe sipas tij historia e mbretëreshës do ia bëjë më të lehtë situatën, mbretit të ri.

Dy ditë pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II, Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret sot, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në zi kombëtare.

Dje, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Charles III falënderoi botën që u bashkua në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.

Jasin Lugjaj është një nga shqiptarët më të suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse në moshë fare të re, ai ka një biznes mjaft novator në Londër dhe ka marrë ftesa në evente të ndryshme ekonomike dhe politike.