Charles De Ketelaere ende nuk ka dalë nga “guaska e tij” për te deshmuar te Milan se ato 35 mln euro ishin nje investim super i suksesshem por stigmatat e kampionit dhe nje futbollisti super te talentuar jane te dukshme. Që kur u bashkua në verë, paraqitjet e tij sigurisht nuk kanë qenë të paefektshme.
Calciomercato.com shkruan se natyrisht ka pak presion mbi De Ketelaere duke qenë se ai ishte nënshkrimi i madh i verës për Milanin, i cili shpenzoi mbi 30 milionë euro për ta nënshkruar atë pas një negociate të gjatë dhe të vështirë me Club Brugge.
Ai ende nuk ka asnjë gol – edhe pse iu anulua një kundër Sampdoria-s që dukej një vendim pak i çuditshëm – por ka numra në paraqitjet e tij që dëshmojnë se belgu po pëson ‘rritje të vazhdueshme’ siç tha Stefano Pioli.
Deri më tani, De Ketelaere ka 11 pasime kyçe në ligë dhe ai gjithmonë ka regjistruar të paktën një në secilën nga shtatë ndeshjet e para të ligës. Ai arriti katër te tilla kundër Bolonjës – duke përfshirë asistimin për Leao – dhe më pas një për ndeshje.
Në ndeshjen kundër Napolit ai pati një rol vendimtar dhe të rëndësishëm në aksionin që çoi në barazimin e Giroud, duke pare Theo Hernandez ne krah dhe sherbyer topin. Vetëm Sandro Tonali ka më shumë pasime kyçe me 12, por ka luajtur shumë më tepër, ndërsa Brahim Diaz që konkurron për rolin ka thjesht katër.
Pra, belgu eshte duke vazhduar periudhen e pershtatjes ne nje sistem tashme te kolauduar por ne anen tjeter nuk harron edhe te jane kontributin e tij me keto pasime kyce qe nuk jane statistike per t’u nenvleresuar.