Çmimet në Shqipëri kanë kapur majën dhe pushimet duket se do të jenë luks i madh për shqiptarët këtë verë me çmimet në kupë të qiellit.
Nuk po flasim vetëm për shtresën e varfër që nuk bëhet fjalë fare, por dhe për shtresën e mesme që duket se nuk do t’i përballojë dot nisur dhe nga faktet.
Restorantet në jug të vendit po bëjnë namin me çmimet e tyre të kripura komplet jashtërealitetit dhe të papranueshme në lidhje me rrogat.
Fautra e fundit që na paraqitet tregon çmendurinë e radhës të pangposhmëriusë së pronarëve shqiptarë. Ata kanë vendosur të tarifojnë dhe muzikën live.
E kishit dëgjuar më parë? Jo, sigurisht që jo. Pronari paguan këngëtarin, ndërsa në fakt, këngëtarin e paguani ju, sepse kështu i teket pronarit.
Fatura e shkruan qartë se 4 persona, herë 2oo lekë të reja çmimi i këngëtarit 800 lekë vetëm për muzikën live. Një çmenduri shqiptare, çfarë nuk po na dëgjojnë veshët.
