Corriere della Sera – Një derbi “ideologjik” mes Milanit dhe Interit!

8 muaj më parë
Corriere della Sera – Një derbi “ideologjik” mes Milanit dhe Interit!

Pas derbit emocionues të sezonit të kaluar, i cili me meritë i dha Milanit Scudetton në fotofinish në dem të kushërinjve zikalter, tashmë mezi pritet sfida për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë ëndërrojnë të parakalojnë për sa i përket kampionateve të fituara me një yll të dytë të bashkangjitur ndërkohë që operacioni i hakmarrjes ka nisur tashmë te Interi.

Sezoni i ardhshëm po lind në këto orë, ditë dhe javë themelore për të përforcuar skuadrat e vitit të kaluar. Çelësi i leximeve që Corriere della Sera i jep derbit të verës është interesant. Një sfidë e vërtetë ideologjike po zhvillohet mes Milanit dhe Interit.

Historikisht, dy skuadrat e Milanos kanë sjellë gjithmonë ide të qarta dhe të dallueshme. Nga Milani i holandezëve në krahasim me Interin e gjermanëve deri te derbi i gjithë Amerikës Jugore mes brazilianëve kuqezi dhe argjentinasve zikalter.

Sot nuk ka dallim gjeografik, por më tepër të dhëna personale. Interi dëshiron të gjejë rrugën drejt fitores duke u mbështetur në kampionë të konfirmuar dhe me përvojë si operacionet Lukaku dhe Dybala (të dy 29 vjeç).

Milani fokusohet te freskia dhe talenti plot potencial, shikoni operacionin Adli dhe objektivin e madh De Ketelaere (të dy 21 vjeç). Në këto gjëra qëndron edhe sharmi i derbit të Milanos.

Dy filozofi krejt te kunderta por qe megjithate ne fushe mund te sjellin nje duel vertet teper interesant, ashtu si ishte edhe sezonin e shkuar, nga kampionati duke kaluar te Kupa e Italise.