Corriere della Sera | Pse priti Maldini deri në frymën e fundit! 4 emra në fletoren kuqezi

7 muaj më parë
Corriere della Sera | Pse priti Maldini deri në frymën e fundit! 4 emra në fletoren kuqezi

Më në fund mbrëmjen e djeshme ka mbërritur konfirmimi i rinovimit të Paolo Maldinit dhe Ricky Massara, të cilët do të vazhdojnë në detyrën e tyre për të rikthyer Milanin në krye si drejtor teknik dhe sportiv i Djallit.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-kapiteni i kuqezinjve, i cili duke dalë nga Casa Milan deklaroi: “Më në fund rinovuam”. Pas një muaji shumë të gjatë, më në fund tymi i bardhë dhe tani duhet të fokusohen ne merkato.

Nënshkrimi i frymës së fundit – Siç raporton mëngjesin e sotëm Corriere della Sera, firmat kanë arritur frymën e fundit. Maldini u largua nga zyrat në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa Massara ishte në Rimini për një ngjarje te hapjes se merkatos.

Në mënyrë të veçantë, drejtori i zonës teknike pranoi propozimin e fundit që kishte mbërritur nga Shtetet e Bashkuara dje mbrëma, mbi të cilin punonte edhe Gerry Cardinale dhe në të cilin – me sa duket – flamuri i kuqezinjve arriti të kishte disa nga garancitë që donte.

Mungon vetëm statusi zyrtar i klubit, në pritje të mëngjesit të sotëm. E sigurt është se Maldini dhe Massara do të duhet t’i përgjigjen domosdoshmërisht një CEO që të paktën deri në fund të nëntorit do të jetë gjithmonë Ivan Gazidis. Në përgjithësi, sado që duhet të kërkojmë kompromise, nuk është një lajm i keq duke qenë se është pikërisht ky ekip drejtues që ka arritur të ringjallë Milanin pas vitesh errësirë.

Maldini, mbrëmjen e djeshme, duke u larguar nga Casa Milan tha: “E nisëm pak vonë, por do ta kompensojmë”. Tashmë, kampionët e Italisë kanë humbur pak terren në merkato në krahasim me konkurrentët e tyre të drejtpërdrejtë, edhe pse fusha teknike këto ditë nuk ka pushuar asnjëherë së punuari siç dëshmon edhe ardhja e Divock Origit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, situata e paqartë u ka dhënë fund marrëveshjeve të vendosura mirë si ato me Botman dhe Renato Sanches. Djalli më pas do të duhet të  të fillojë të zhytet në negociata te tjera apo te shkuara.

Prioritet mbetet sulmi ku fantazisti dhe sulmuesi i djathte duhen me cdo kusht. Shumë emra në pole position: Asensio, Ziyech dhe De Ketelaere. Por ekziston edhe ëndrra Paulo Dybala…