Corriere dello Sport | Avion me destinacion Mallorca? Zbulohet telefonata e Maldinit me Ancelotti-n!

8 muaj më parë
Corriere dello Sport | Avion me destinacion Mallorca? Zbulohet telefonata e Maldinit me Ancelotti-n!

Pas disa javësh heshtje dhe zbehje, emri i Marco Asensio rikthehet fuqishëm për sulmin e Milanit. Futbollisti spanjoll në fuqi te Real Madrid ende nuk e ka rinovuar kontratën me kampionët e Evropës e cila skadon në vitin 2023 dhe tani koha po i mbaron.

Blancos duhet të vendosin shpejt nëse do të shesin talentin e tyre për të marrë maksimumin prej tij, apo për të kënaqur kërkesat e tij. Milani mbetet shumë i interesuar.

Situata – Siç raportohet sot në mëngjes nga Corriere dello Sport, rrugët e Real Madridit dhe Asensio duket se marrin dy drejtime të ndryshme. Jo vetëm çështja e kontratës për të cilën ende nuk mund të arrihet një marrëveshje për vazhdimin, por edhe koha e shkurtër e aktivizimit të lojtarit.

Pak muaj para Kupës së Botës në Katar, spanjolli – i vendosur brenda hierarkisë së trajnerit Luis Enrique – nuk dëshiron të rrezikojë dhe do të shkojë të luajë diku tjeter. Te Real Madrid, Asensio ka tani një rol mbështetës: këtë vit 19 paraqitje si titullar në La Liga dhe vetëm dy nga minuta e parë gjatë Champions League, të cilën ai e fitoi.

Tek lojtari, përveç Milanit, do të ishin syte edhe te Juventusit dhe dy klube angleze si Manchester United dhe Arsenal. Dy skuadrat italiane mund të përfitojnë nga pjesëmarrja në Champions League e ardhshme, gjë që mund të jetë një faktor përcaktues në negociatat me lojtarin.

Madje, sipas zërave, tashmë ka pasur një telefonatë mes drejtorit të zonës teknike Paolo Maldini dhe trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti. Ish-trajneri i kuqezinjve do t’i kishte dhënë ok shokut të tij të vjetër dhe kapitenit për të biseduar me Asensio.

Menaxheri i kuqezinjve do të ishte gati të fluturonte në Spanjë në Mallorca, vendlindja e lojtarit, për t’u përpjekur ta bindë atë të veshë fanellën e kuqezinjve sezonin e ardhshëm, pak si në verën e 2019 me Theo Hernandez.

Asensio është zyrtarisht me pushime pas ndeshjes së mbrëmshme me Spanjën dhe kush e di se nuk mund t’i bashkohet diku Maldini… Spanjolli do të ishte perfekt për atë përmirësim që Milani kërkon në krahun e djathtë pas një sezoni të mirë por të luhatshëm të Çifti Messias-Saelemaekers. Reali, i kushtëzuar nga afati, nuk do të mund të kërkojë më shumë se 30 milionë.