Corriere dello Sport: “Jo vetëm Leao, Tonali, Tomori & Co! Maldini e di se verën tjetër një futbollist do kërkohet edhe 50 mln euro”

8 muaj më parë
Corriere dello Sport: “Jo vetëm Leao, Tonali, Tomori & Co! Maldini e di se verën tjetër një futbollist do kërkohet edhe 50 mln euro”

Pierre Kalulu ishte një nga notat e shumta të lumtura të sezonit fitues të Milan. Futbollistit francez i datelindjes 2000, i cili kishte gjetur hapësirë ​​si zëvendës Calabria me pare, por edhe në krahun e majtë, mori rolin e titullarit nga janari e në vazhdim pas ndalesave të Tomorit dhe Romagnolit, per shkak demtimesh.

Vetëm me Fikayo, Kalulu ka formuar një nga çiftet më të mira mbrojtëse të top 5 kampionateve evropiane nga janari e në vazhdim. Si dëshmi e rritjes së numrit 20 të kuqezinjve, rritja e vlerës së tij…

Siç raporton Corriere dello Sport, në fakt, sipas të dhënave të Transfermark, vlera e Pierre në merkato është katërfishuar nga 7 në 28 milionë euro. Dhe kjo do te vazhdoje te ngjitet edhe me shume.

Ne fakt, sipas gazetes, duke perjashtuar edhe Leao & Co, Kalulu duhet blinduar edhe me shume nga Milani sepse gazeta parahsikon se “sezonin tjeter do te kete nje gare te forte ne Premier League per Pierre.

Kontrata e tij aktuale eshte me 600 mije euro dhe me shume mundesi do te shkoje ne 1.5 mln euro bashke me bonuse, me nje rregull tjeter ne vitet ne vazhdim. Kalulu nese konfirmohet ne nivelet qe kemi pare, pritet qe te kushtoje ne te ardhmen mbi 50 mln euro.

Corriere shkruan se “rritja e tij ka rene ne sy qe tani dhe shume klube e kane ndjekur por duke pare kontraten e gjate me Milan, e dine se do te jete gati e pamundur t’i merret Milanit dhe Maldinit”.