CorSera – Milan, nisin zyrtarisht negociatat! Detajet

8 muaj më parë
CorSera – Milan, nisin zyrtarisht negociatat! Detajet

Sipas Corriere della Sera, pas javësh te tera te mbushura me fjalë, në Casa Milan është koha për të kaluar te faktet në lidhje me rinovimin e drejtorit teknik Paolo Maldini dhe drejtorit sportiv Frederic Massara, kontratat e të cilëve skadojnë për dhjetë ditë (30 qershor)

Mes ditës së sotme dhe nesër do të marrin jetë negociatat për zgjatjen e akordit te dy drejtuesve. Synimi është të arrihen nënshkrimet deri në fund të kësaj jave, edhe sepse tashmë ka kaluar shumë kohë.

Maldini dhe Massara ende nuk kanë gjetur një marrëveshje vendimtare me RedBird për aftësitë dhe marzhet operative. Palët punojnë për një kontratë trevjeçare për të dy. Por koha po mbaron, duhet të mbyllen shpejt sepse pa rinovimin e tyre merkato e transferimeve të verës së Milanit nuk mund të ndertohet.

Me kalimin e ditëve rreziku është të humbasësh objektiva për të cilët menaxherët kuqezi kanë punuar prej muajsh: një prej tyre është për shembull Renato Sanches, mbi të cilin ka presion nga PSG, i cili është gati t’i ofrojë Lille thuajse 30 milionë euro.

Shifër shumë më e lartë se 18 milionë eurot që ka vënë në tavolinë Djalli. Një tjetër dosje urgjente është ajo që ka të bëjë me Charles De Ketelaere, një talent i ri i Bruges që kushton 40 milionë dhe i cili shihet si përforcimi i përsosur ne sulm.

Pa harruar ketu Botman dhe me shume mundesi nje tjeter futbollist qe do te bente diferencen. Koha po skadon dhe ne 4 korrik Pioli do nise grumbullimin e tij duke e ditur se sa me shume jane aq me mire eshte…