CorSport – Asensio-Milan, negociatat janë të mundshme, por të ndërlikuara! Vetëm një avantazh e ndihmon Maldinin

8 muaj më parë
CorSport – Asensio-Milan, negociatat janë të mundshme, por të ndërlikuara! Vetëm një avantazh e ndihmon Maldinin

Mes emrave të shumtë që janë lidhur me Milanin muajt e fundit për të përforcuar repartin ofensiv, ai i Marco Asensio është padyshim një nga më prestigjiozët. Klubi kampion Italie, pasi është rikthyer për të shkëlqyer brenda kufijve kombëtarë, dëshiron të rritet edhe në Champions League dhe për këtë arsye është në kërkim të lojtarëve që japin gjithçka për kompeticionin më të lartë evropian. Asensio, i cili ka fituar tre herë kupën e veshëve të mëdhenj, është një prej tyre.

Pse po – Siç raportohet sot në mëngjes nga Corriere dello Sport, Asensio ka një kontratë që skadon në vitin 2023 dhe ka disa opsione përpara tij. Rinovimi megjithatë sot duket i vështirë. Të luajë derisa marrëveshja e tij të shterohet dhe të shkojë në zero vitin e ardhshëm, një procedurë gjithnjë e më e shpeshtë.

Ose te gjeje një ekip tjetër tani. Këtu hyn Milan dhe mund të përfitojë nga po-ja që ka marrë tashmë nga Carletto Ancelotti për negociatat: mes ish-trajnerit të kuqezinjve, sot te Reali, dhe Maldinit do të kishte pasur një telefonatë në të cilën trajneri do të kishte hapi dyert për një shitje të mundshme të lojtarit të tij.

Përveç kësaj, Milan, veçanërisht në kohët e fundit me çështjet Leao dhe Renato Sanches, është në kontakt të vazhdueshëm me Jorge Mendes i cili është gjithashtu agjent i Asensio. Është e qartë se një lojtar si Asensio për përvojën dhe cilësitë teknike mund të jetë një përmirësim i madh për krahun e djathtë të kuqezinjve që synon t’i afrohet krahut të majtë në performancë.

Pse jo – Si në të gjitha negociatat, megjithatë, ka pengesa që duhet të kapërcehen në një farë mënyre. Në këtë rast pengesat që qëndrojnë mes Milan-it dhe Asensio janë mjaft domethënëse dhe e bëjnë negocimin shumë të komplikuar.

Nga njëra anë është kërkesa e lojtarit për rroge, e cila arrin në 7 milionë euro. Për Milanin është shumë dhe do të donin të ulin kërkesat e spanjollit. Përveç kësaj, ka shumë konkurrencë nga Premier me Manchester United dhe Arsenal.

Dy klubet britanike kanë një fuqi të konsiderueshme ekonomike dhe do ta kënaqnin lojtarin pa asnjë problem, por nuk luajnë Champions League: ky është avantazhi që Maldini mund të përdorte. Me pak fjalë, Asensio pëlqehet nga drejtuesit e Milanit, por negociatat nuk do të jenë të lehta, gjithçka do të jetë në aftësinë e drejtuesve të kuqezinjve dhe në aftësinë për të kapur mundësitë.