Lamtumira verore e Frank Kessie dukej se kishte lënë një humnerë në mesfushën e Milanit, e cila nuk kishte përfshirë lojtarë me karakteristika të ngjashme me ato të futbollistit nga Bregu i Fildishte, duke pritur për Aster Vranckx, të riun që mbërriti në fund te merkatos, por për të cilin do të duhet koha për ta parë të futur në mekanizmat e skuadrës së Piolit.
Por në këtë fazë të parë të sezonit, Ismael Bennacer po shkëlqen në mesfushen kuqezi, gjithnjë e më shumë lider i skuadrës së Piolit pas një finaleje sezonin e kaluar në të cilën ai u ul shpesh në stol. Algjeriani ka grumbulluar në të gjitha aspektet trashëgiminë e Kessie-t, duke marrë disa detyra të tjera në fazën e mbrojtjes, ashtu siç bënte Kessie.
Për këtë arsye, siç raportohet nga Corriere dello Sport, dialogjet mes klubit dhe agjentit te lojtarit për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2024 do të kishin rifilluar serish. Milani dëshiron të blindoje algjerianin, me të cilin u arrit një marrëveshje në parim pranverën e kaluar.
Por më pas një ndryshim i papritur i ideve të agjentëve të mesfushorit, të cilët kishin ngritur kërkesat e tyre me ndryshimin e kompanise duke kujtuar fjaline e famshme te Maldinit: “Me disa kishim rene dakord por me pas na thane: te presim pronaret e rinj, mbase ka me shume para…”.
Tani kuqezinjtë po bëjnë presion për një marrëveshje, duke shpresuar të arrijnë një shtrëngim duarsh për rinovimin sa më shpejt të jetë e mundur. Bennacer eshte nje titullar i padiskutuar dhe ai futbollist qe ndryshon ritmin ne mesfushe, pervec se ka aftesi qe del nga presingu dhe hapesirat e ngushta.