Çuçi këshilla policëve të rinj: Mos u joshni nga korrupsioni dhe krim

1 muaj më parë
Çuçi këshilla policëve të rinj: Mos u joshni nga korrupsioni dhe krim

246 punonjës të rinj i janë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në ceremoninë e diplomimit u ka dhënë disa porosi dhe këshilla.

Ndër të tjera, Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin.

 

Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt sëardhmes, drejt zbatimi të ligjit. Policia vazhdon të jetë një institucionet që ka besimin më të lartë më komunitet, me të gjithë tentativat për ta përbaltur, vazhdon të jetë një nga institucione që gëzon besimin e publikut dhe shoqërisë. Jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar”, tha Çuçi.