Çudi e madhe në Ukrainë, njerëzit janë të bindur: Po shfaqen UFO në qiell!

3 muaj më parë
Çudi e madhe në Ukrainë, njerëzit janë të bindur: Po shfaqen UFO në qiell!

Mediat shqiptare dhe botërore, pothuajse e kanë harruar situatën në Ukrainë dhe marrëdhënien e saj me Rusinë. Duket se çfarë ndodh në terren thuajse është harruar krejtësisht dhe nuk po flitet më për fatalitete.

Daljet e presidentit Valdimir Zelenskeyt si heroi i një shteti janë rralluar dhe shumë pak e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë në Ukrainë edhe pse thuhet se ka një paraqitje të mirë të ushtrisë dhe territori po i kthehet normalitetit.

Megjithatë, duket se edhe në Ukrainë vetë e kanë harruar situatën e vështirë me Rusinë. Fitimi sërish i territoreve të munguara i ka ngjallur interes dhe natyrisht kjo i ka kthyer në qejf të madh, por jeta vazhdon.

Tashmë atje po flitet për UFO-t. Astronomët në Ukrainë janë të bindur se UFO-t janë duke fluturuar në qiellin e Kievit. Nuk janë mjete ruse, por duket se UFO-t janë shfaqur vërtetë të pakten sipas asaj që serviret nga media.

Studiuesit kanë parë disa objekte dhe sipas tyre nuk janë mjete të situatës me Rusinë. Sipas tyre janë objekte, të cilat nuk kanë një shpjegim specifik. Autorët shpjeguan në fjalët e tyre:

“Ne vëzhgojmë një numër të konsiderueshëm objektesh, natyra e të cilave nuk është e qartë. Nuk dimë të themi me siguri se çfarë janë, por besojmë se kemi të bëjmë me UFO”, mbetet për t’u verifikuar një ndryshim i tillë.