Dalin fiqtë në treg, por kur të shihni çmimin do iu ikë dëshira për t’i ngrënë (foto)

8 muaj më parë
Dalin fiqtë në treg, por kur të shihni çmimin do iu ikë dëshira për t’i ngrënë (foto)

E teksa sezoni i fiqve ka ardhur, një kilogram në Lushnje po shitet me 6 mijë lekë të vjetra. Sipas tregtarëve, çmimi marramendës i ka stepur konsumatorët që të blejnë fiqtë e sezonit.

Ata pohojnë se ky çmim vjen për shkak se jemi pikërisht në ditët e para të pjekjes dhe hedhjes së tyre në treg. Ndërsa, për qytetarët ky çmim është i lartë dhe i papërballueshëm nga xhepat e tyre.

Kur shitet në Lushnje me 6 mijë lekë të vjetra, e imagjinoni vetë sa do jetë në Tiranë. E njëjta gjë ndodhi fillimisht edhe me qershinë.

Dalin fiqtë në treg, por kur të shihni çmimin do iu ikë dëshira për t’i ngrënë (foto)

Në ditët e para të daljes së këtij fruti në treg, shikojë cmime përtej normales që shkuan deri në 30 mijë lekë të vjetra për kile.

Po sot? Qershia sot shitet kudo nga 130-200 lekë, sepse ka pasur një bollëk sivjet me qershitë, ndaj dhe cmimi tani është ulur ndjeshëm.

Në fakt frutat nuk kishin si t’i shpëtonin rritjes së madhe që ka pësuar këtë vit cdo produkt. Me siguri që edhe te fiqtë ndikon situata mes Ukrainës dhe Rusisë, ndaj janë kaq shtrenjtë…