“De Ketelaere do të bëhet kampion, nuk ndryshoj rreshtim! 12 ndeshje në 44 ditë por ekipit i kam thënë se…”

2 muaj më parë
“De Ketelaere do të bëhet kampion, nuk ndryshoj rreshtim! 12 ndeshje në 44 ditë por ekipit i kam thënë se…”

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Empoli-Milan, e vlefshme per javen e tetë të Serisë A,Pioli, në një pyetje konkrete, mohoi me forcë hipotezën e mbrojtjes me tre lojtarë nesër në mbrëmje te Castellani: “Nuk kemi kohe për të provuar zgjidhje të tjera. Për sa kohë që unë shoh një ekip të ekuilibruar dhe kompakt, nuk do të ndryshoj. Mund të bëhet, por sigurisht jo nesër”

Nëse në mesin e gushtit do t’ju kishin thënë për këtë klasifikim në Serie A dhe Champions, do ta kishit pranuar? “Jo, kemi bërë një fillim të mirë, por jo të shkëlqyer. Paraqitjet ishin te mira, por paraqitjet dhe rezultatet duhet të shkojnë paralelisht.

Në Ligën e Kampionëve dolëm më mirë, por tani le të fokusohemi te kampionati: ky tur force do të jetë shumë i rëndësishëm.  “Ne do të luajmë 12 ndeshje në 44 ditë, por nuk do të duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë.

Nuk më pëlqen kur mendoj se duhet të menaxhojmë burimet. Duhet të dalim gjithmonë në fushë dhe të japim gjithçka dhe te gjithe. Nuk do te mendojme aspak per Chelsea sepse kemi Empolin”.

Çfarë pret Stefano Pioli nga Charles De Ketelaere? Kjo është përgjigja e trajnerit të kuqezinjve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Empolit: “Pres gjithçka që bëri ndaj Napolit, ishte shumë i pranishëm në fazën e sulmit. Ai po rritet, do të bëhet kampion!”.