Dea u tall me jetimët/ Reagon Einxhel Shkira: Çfarë të mbjellësh, do korrësh!

3 muaj më parë
Dea u tall me jetimët/ Reagon Einxhel Shkira: Çfarë të mbjellësh, do korrësh!

Dea Mishel është një blogere që ndan jetën e saj të përditshme me ndjekësit. Mbase shumë nga ju nuk e njihni, por ajo së fundmi ka bërë një postim që pa frikë mund ta quajml skandaloz.

Ajo po pretendonte se po bënte njëlloj humori të zi, por më pas mori shumë komente negative.Në një video ku shfaqet duke qeshur, blogerja është përpjekur të bëjë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë:

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente negative, duke e kryqëzuar atë për këtë tallje që bëri me këta fëmijë të cilët jeta i ka përballur me një fatkeqësi të madhe, atë të humbjes së prindërve.

Mes reagimeve të shumta nga ndjekësit, ka reaguar dhe Einxhel Shkira me një status të gjatë në Twitter. Ajo thotë se shoqëria shqiptare zgjedh modele të gabuara.

“Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi.”