rrjetet sociale sot janë kthyer në një fenomen, ku njerëzit po garojnë kush e kush të fitojë më shumë vëmendje. Edhe pse çdo njeri ka halle dhe probleme në përditshmëri, njerëzit e rrjeteve sociale janë ndryshe, ata nuk kanë halle, ata jetojnë vetëm në luks dhe nuk janë asnjëherë të mërzitur.
Edhe kur kanë ndonjë problem i fusin një këngë gangsterësh në sfondin e Benz-it e më pas çdo gjë u shkon vaj. Po ç’po ndodh sot me shoqërinë e internetit? A po japin një shmebull skandaloz gjithë këta ‘figurat’ e Tik-Tok-ut, e Instagramin? Çfarë po i mësojnë ata fëmijëve tanë?
Së fundmi shumë ngjarje fenomenale na kanë shoqëruar dhe kanë bërë mjaft bujë në rrjet. Ishte Anisa Kostani, p*licja e gjarpërinjve, ajo që nisi një ‘betejë’ me gazetarët, ku u shpreh se ata po shtrembërojnë realitetin dhe bëjnë lajme për klikime dhe se gazetarët po ndërhynin në jetën e saj private, të cilën ajo me dijeni të plotë dhe me dëshirë e bëri publike duke dalë nëpër intervista.
Më pas erdhën dy motrat nga Bilishti të cilat treguan se si duhen sharë p*licët në detyrë dhe si duhet të dukemi ‘rich girls’/ ‘vajza të pasura’ në rrjetet sociale, e në shtëpi të ketë pllakosur mjerimi ngaqë fëmijët e prindërve të shkretë nuk ngrihen nga krevati tl shkojnë në punë e të bëjnë dy lekë hajër, por rrinë rrugve duke bërë story për Instagram duke u shtirur si të pasur.
E pas kësaj erdhi edhe fenomenalia Dea Michelle, një blogere e cila pozon sa para mbrapa, për të ztreguar jetën e saj të luksit, me veshje e udhëtime nëpër dynjallëk. Me shumë guxim ajo mori përsipër të bënte një ‘shaka’, e cila jo vetëm që nuk bëri askënd për të qeshur, por tregoi edhe njëherë se si rinia sot e ka humbur totalisht empatinë. Ajo u tall me fëmijët jetimë duke ngritur pyetjen ‘Nëse fëmijve jetimë u kërkohet të vizatojnë një shtëpi, çfarë bëjnë ata, një shtëpi normale, apo një drejtkëndësh me shumë dritare në formë institucioni?’
Pra çfarë po ndodh me këta njerëz të dashur miq?! A vërtetë kjo qenka liria e fjalës? A nuk e kuptojnë këta njerëz që po japin një shembull shumë të keq?
Po krijohet ideja se gjithçka arrihet pa punuar dhe duke hedhur foto në rrjetet sociale. Po harron rinia të shkollohet e të marrë një zanat, por shkojnë në shkollë se u kanë thënë prindërit ‘Ik në shkollë se bëhesh njeri’, por në të vërtetë nuk e ndjejnë, pasi ata shohin këto ‘figurat famoze’ të rrjetit dhe mendojnë se leku bëhet me të pasme dhe duke postuar foto.
Albeu.com ndlrkohë ka bërë një panoramim më të detajuar të profileve të këtyre 4 personazheve të momentit në nj shkrim të cilin mund ta lexoni më poshtë.
Policja e Elbasanit, Anisa Kostani:
Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje. Nënkomisarja e cila “bashkejeton” me një gjarpër thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën
Motrat gangstere nga Bilishti, Dezi dhe Xhesi Arapi
Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeçe janë kthyer së fundmi në objekt diskutimi në rrjetet sociale. Fama e motrave ka kaluar përtej vendlindjes së tyre, Bilishtit ku njiheshin për “gangsterllikun”, prishje të qetësisë publike dhe ofendim të qytetarëve gjatë xhirove orëve të vona të natës me makinë.
Nga timoni i kësaj të fundit motrat Arapi “shesin mend” herë njëra e herë tjetra në Instagram, por realiteti është krejt e kundërta. Sipas burimeve nëna e tyre prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit, këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje, shkruan Albeu.com.
Dea Mishel Hoxha
Ajo prezantohet shpesh si aktore, por nuk ju vemë faj nëse shumë prej jush nuk e njihni. Gjithsesi në Instagramin e saj të populluar Dea Mishel Hoxha numëron rreth 100 mijë ndjekës dhe në BIO-n e saj shkruan se është artiste.
Dea ka bërë bujë ditën e djeshme me një video në Tiktok ku bënte një “shaka” aspak normale për jetimët. Ajo e justifikonte me termin “humori i zi”, por kjo nuk u kalua kaq lehtë në rrjete sociale e në media.
Një pjesë e mirë e komentuesve hodhën dyshime se aktorja mund të ketë qenë në ndikimin e lëndëve narkotike pasi një artiste siç paraqitet Dea Mishel, nuk mund të shprehet në atë mënyrë.