Deputetja e PD më e reja, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro

1 vit më parë
Deputetja e PD më e reja, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro

Andia Ulliri është ndër deputetet më të reja të Kuvendit. 23-vjeçarja ka marrë mandatin e saj të parë dhe duket tejet korrekte, teksa nuk mungon në thuajse asnjë seancë të ditës së enjte.

Ndonëse vetëm 23 vjeçe, këtë herë na ka rënë në sy një detaj i deputetes, që duhet thënë ka vlerën e majme, mbi të gjitha për një vajzë të moshës së saj.

Andia është paraqitur në seancën e ditës së enjte me një palë këpucë “Guçi” që kushtojnë më shumë se 880 euro. Natyrisht që këpucët, që kapin vlerën thuajse të rrogës së saj, janë ndër më të lakmuarat edhe nga blogeret, ndaj duket e çuditshme kur i shohim në këmbët e një deputeteje të re në moshë, por edhe në karrierë.

Deputetja e PD më e reja, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro Deputetja e PD më e reja, shkon në Parlament me këpucë “Gucci” 880 euro

Andia Ulliri vjen nga një familje që ka nxitur hapjen e qindra vendeve të punës, falë mobilerive që u hapën nga nismëtari i parë në këtë fushë, Abaz Ulliri, xhaxhai i saj.

“Vendosa të kandidoj sepse sot shoh që të rinjtë dita ditës e kanë humbur shpresën për të qëndruar në vendin e tyre dhe mendoj që ka ardhur koha që ne të bëjmë një ndryshim.

Ka ardhur koha që ne t’i mundësojmë çdo të riu e të reje shqiptare, të gjejë shpresën në vendin e tyre pa u dashur të investojnë për t’u larguar nga Shqipëria. Premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht në parlamentin shqiptar dhe që do jem zëri i tyre në çdo kohë”, thotë Andia Ulliri.