Deputetja e PS: “20 mijë lekë shezlloni nuk është shtrenjtë, pse ankoheni?!”

7 muaj më parë
Deputetja e PS: “20 mijë lekë shezlloni nuk është shtrenjtë, pse ankoheni?!”

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, deklaroi se çmimet në jug të Shqipërisë nuk ishin të larta.

“20 miijë lekë të vjetra, shezllonët në Dhërmi nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë”, deklaroi Gjylameti, duke injoruar faktin se ka patur shellzonë edhe më të kushtueshëm se kaq, të paktën sivjet.

Më tej ajo theksoi se rëndësi ka që të ketë alternativa të tjera dhe se në fund të fundit ky është tregu. Këtu nuk e hedh poshtë askush, sepse vërtet kemi një ekonomi të lirë dhe populli vendos vetë.

“Isha në një vend, pjata e makaronave 8 mijë lekë të vjetra ishte. Mu në mes të Dhërmiut dhe me një super shërbim”, u shpreh Blerina Gjylameti, duke shpjeguar eksperiencën e saj në plazhet e jugut.

“Unë gjithmonë jam ankuar për shërbimin në Shqipëri, por kësaj radhe ishte ndryshe”, tha Gjylameti, teksa Blendi Fevziu i tregoi se “40 euro pjata e makaronave në jug të bie në kokë”.