Detektivja zbulon merakun e prindërve shqiptarë: Vajzat tona lidhen me burra ‘pleq’

8 muaj më parë
Detektivja zbulon merakun e prindërve shqiptarë: Vajzat tona lidhen me burra ‘pleq’

Përveç bashkëshorteve, shumë prindër i drejtohen detektivëve për të zbuluar se çfarë bëjnë fëmijët fshehur tyre. Në lidhje me këtë detektivja private, Shkënda Lila thotë në Abc Live, se më së shumti janë prindërit e djemve ata që kërkojnë ndihmë nga ekipi i saj i argjentëve.

Lila thotë se prindërit e djemëve kanë frikë se mos këta të fundit janë përdorues të lëndëve narkotike, ndërsa për sa i përket vajzave detektivja thotë se frekuentohen me burra më të mëdhenj në moshë.

“Ne operojmë vetëm në ambientet publike, nuk futemi në dhomën e dikujt, në dhomën e hotelit dhe në zyra. Përgjegjësinë e mban klienti. Asgjë nuk bëhet pa një kontratë të nënshkruar.

Përveç tradhtive ka shumë prindër që vijnë për të na kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre. Në të shumta janë rastet e prindërve që vijnë për djemtë, pasi dyshojnë se mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike.

Ne si agjentë shikojmë jashtë ambientit të shkollës. Kur fëmija nuk shkon në shtëpi kur del nga shkolla. Ndërsa për sa i përket vajzave prindërit drejtohen te ne, kur ato ndryshojnë sjellje, stil dhe bëhen agresive.

Aty prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon mirë. Te vajzat problemi kryesor është lidhja me meshkujt më të mëdhenj se vetja,” tha detektivja në Abc Live.