Deulofeu nuk harron Milanin: “Çfarë momenti ai…”

2 muaj më parë
Deulofeu nuk harron Milanin: “Çfarë momenti ai…”

I rritur në shkollën e Guardiolës, tashmë një xhevahir i Sottil dhe Udinese ne Serie A. I intervistuar nga Mundo Deportivo, ylli i Udineses, Gerard Deulofeu flet për trajnerët e tij. Duke filluar, në fakt, nga Pep: “Unë mbërrita në ekipin e parë dhe ai gjithmonë ndalonte të fliste me mua. Ai u ul me mua, më çoi në fushë dhe më shpjegoi gjërat”.

Cili është momenti më i mirë i karrierës suaj? “Do të thosha Milani, padiskutim! Pikerisht ajo eksperience te kuqezinjte ku edhe lindi femija im e pare dhe nuk do ta harroj kurre ne jeten time, më çoi te kombëtarja dhe te goli kundër Francës”.

Trajneri i Udineses, Sottil, çfarë roli ka luajtur ai në evoluimin tuaj si lojtar dhe në momentin e mirë të skuadrës? “Ai nuk erdhi për të ndryshuar gjithçka. Vitin e kaluar ne mbaruam mirë dhe ai erdhi për të shtuar disa gjëra, jo për të bërë revolucione.”

Cili është kufiri i ekipit? “Nuk e di dhe shpresoj të mos e di kurrë, e vetmja gjë që di është se duhet të vrapojmë në çdo ndeshje siç vrapojmë tani, përndryshe nuk do të fitojmë. Jemi një ekip modest dhe punëtor”.