Ndonëse gjithmonë ne e kemi pasur zakon që nusen ta marrin me makinë e ta cojmë drejt e në shtëpinë e dhëndrrit, kohët kanë kaluar a patjetër kanë ndryshuar.
Përvecse nuset e viteve të tanishme nuk janë si ato të dikurshme tashmë edhe disa rituale kanë ndryshuar, ose më saktë rinia e sotme kërkon që ngjarjet më të rëndësishme të jetës ti bëjë sa ë të vecanta dhe pompoze.
Por dicka nuk ka ndryshuar, sezoni veror është sezoni i cili ka më shumë martesa, pasi në këtë periudhë vinë edhe shqiptarët që janë larg në mërgim, e sic e do zakoni i dasmave fisi duhet të etë i bashkuar.
Së fundmi redaksia e JOQ ka paraqitur një rast nga qyteti i Fierit ku dhëndrri ka zgjedhur ta marrë nusen e tij me helikopter. Iku koha e pajtonit me kalë, as makinat e shtrenjta të kohës nuk bëjnë më përshtypje.
Duke mos mjaftuar kjo dhëndrri ka lëshuar nga qielli qindra e mijëra trëndafila, duke e bërë nusen e tij të ndihet vajza më e vecantë në botë.
Një gjest mjaft romantin ky, pasi shumë njerëz nuk e kanë mundësinë të fluturojnë lart në qiell, por kjo vajzë duket se është shumë me fat, pasi dashuria e saj e jetës ka menduar që ta bëjë të ndihet si një princeshë e vërtetë