Dhimbje: Shuhet operatori i madh dhe zëri i RTSH-së

8 muaj më parë
Dhimbje: Shuhet operatori i madh dhe zëri i RTSH-së

Kristaq Kristo, mjeshtri dhe operatori i zërit në RTSH ka ndërruar jetë ditën e sotme. Një lajm që na trishtoi të gjithëve në këto momente.

Lajmin e jep një nga kolegët e tij, pedagogu dhe ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili që ka pasur një miqësi të dalluar me Kriston.

“Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon … Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH”, e nis njoftimin e kobshëm ai.

“Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund.

“Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion. Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion! Lamtumirë Kiço Kristo”, shkruan Nathanaili.

I cilësuar si mjeshtri i zërit në RTSH, Kristaq Kristo filloi punë në televizion në moshën 19 vjeçare dhe nuk u largua për asnjë ditë, deri këtë të hënë kur mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 51 vjeçare.

Dhimbje: Shuhet operatori i madh dhe zëri i RTSH-së