Dhuratë për tifozët e Milanit? “Duhet të jetë lëvizja e parë absolutisht, ai është si Mbappe”

1 vit më parë
Dhuratë për tifozët e Milanit? “Duhet të jetë lëvizja e parë absolutisht, ai është si Mbappe”

Është koha për të menduar për të ardhmen. Të mendohet për sezonin e ri për Milanin. Kuqezinjtë janë gati të përmirësohen, me afrimet e reja dhe konfirmimin e lojtarëve më të rëndësishëm.

Udhëtimi me i madh pa shumë protagonistë ka mbaruar me titull, por në fund të sezonit ishte veçanërisht Rafael Leao ai që bëri diferencën. Sulmuesi portugez ka kontratë që skadon në vitin 2024 dhe kjo shqeteson jo pak…

Lojtari duhet të blindohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Carlo Pellegatti, në takimin e zakonshëm në YouTube, ftoi pronarin e ri të mundshëm që të merret i pari me portugezin. Ne kanalin e tij, gazetari shprehet:

“Nëse mund të sugjeroj lëvizjen e parë të Gerry Cardinale (pronari dhe themeluesi i RedBird), ajo duhet të jetë të përpiqet të blindoje rinovimin e Rafael Leaos deri në vitin 2027. Kjo do te ishte me shume se nje blerje per kuqezinjte”.

“Është e vërtetë që kam qenë gjithmonë super kritik dhe dyshues për portugezin, por sepse kam parë potencialin tek ai se çfarë është sot. Kur ai luante ndeshje pa impenjim, unë isha kritik. Jam kritik ndaj kampionëve të mundshëm dhe jo lojtarëve mediokër.

Sot Leao nuk ndalet! Potencialisht oferta mund të arrijë, por lëvizja e parë që do të bëja është ta blindoja atë. Duhet të jetë dhurata e parë e pronësise së re”. Me pas, Pellegatti vazhdon me krahasimet: “Sot si Leao eshte vetëm Mbappe”.

“Rafa është shkatërrues, i tejmbushur, me një fizik mbresëlënës. Duhet të ruash lojtarët e kategorisë kampione. Leao duhet të paguajë 10 milionë në gjyq, ndoshta pronari i thotë t’i paguajë. Është një dhuratë e duhur sepse nuk ka njeri si ai. Kështu që prona do të fillonte mirë. Me 120 milionë ju ribërni skuadrën, por cilin ekip duhet të rindërtoni te Milani? Milani nuk duhet ta bëjë më”.