Dida dhe sekretet e Maignan: “Punoj te teknika, por Mike ka një sekret…” Pastaj paralajmëron një Pioli edhe më të suksesshëm

8 muaj më parë
Dida dhe sekretet e Maignan: “Punoj te teknika, por Mike ka një sekret…” Pastaj paralajmëron një Pioli edhe më të suksesshëm

Milani tani mund të llogarisë në një element të madh besueshmërie në portë. Mike Maignan pushtoi të gjithë mjedisin e kuqezinjve, falë pritjeve dhe ndërhyrjeve mjeshtërore. Portieri francez befasoi shumicën edhe për aftësitë e shkëlqyera teknike me këmbët e tij.

Kush i harron asistimet e Mike për shokët e tij? I blerë për 15 milionë euro, vlera e tij është trefishuar sot dhe Milani krenohet me një nga portierët më të fortë në Evropë në skuadër. Ai e përfundoi sezonin me 17 porta të pastra, duke sjelle pikë të rëndësishme për ekipin e tij.

Megjithatë, kishte nga ata që hipotezuan se pa Donnarumma Milani do ta niste kampionatin me 15 pikë më pak… Nuk kishin llogarit ate qe Magic Mike ishte në gjendje të bënte. Me siguri, ish-portieri i Lille-s ka mundur të llogarisë tek një udhërrëfyes ekspert dhe i vëmendshëm gjatë udhëtimit me kuqezinjtë, pikërisht Nelson Dida.

Është fat për disa që mund të mbështeten te një trajner i kalibrit të brazilianit, ai që fitoi gjithçka mes shtyllave të Djallit! Shpresohet që Maignan mund të ketë një karrierë të ngjashme te Milani, por tashmë është një gjë e mirë të jesh në gjendje të marrësh mësime nga Dida.

Ajo që i ka dalluar gjithmonë francezët është dëshira e pafund për të mësuar dhe për t’u rritur, siç thuhet shpesh nga Stefano Pioli. Ditën e sotme, i intervistuar nga Sky Sport, vetë Dida nënvizoi punën e madhe të bërë nga Mike sezonin e kaluar, duke theksuar prerogativën e rëndësishme të të dishit të përdorësh këmbët.

“Ne jemi tre trajnerë portierësh te Milanello, dhe kjo është shumë pozitive. Kam punuar shumë për teknikën dhe mentalitetin. Majk thith gjithçka, veçanërisht me këmbët e tij. Portierët e sotëm duhet të dinë të luajnë me këmbë dhe ai ka një pasim shumë të gjatë. Ai bëri një punë të shkëlqyer me të tre trajnerët”.

Duke folur për Stefano Piolin, Dida e cileson ne koment si trajner të madh. Fjalë nderimi për trajnerin që e çoi skuadrën drejt kampionatit pas 11 vitesh: “Të gjithë lojtarët e respektojnë dhe e dëgjojnë, ai ka potencial dhe mund të bëjë shumë më tepër. Suksesi i këtij viti do t’i japë atij qetësi edhe për të ardhmen”.