Dida kujton Maignan kur mbërriti te Milani: “I mungonte baza teknike. Sot e vendos në top 6 më të mirë në botë”

6 muaj më parë
Dida kujton Maignan kur mbërriti te Milani: “I mungonte baza teknike. Sot e vendos në top 6 më të mirë në botë”

Nelson Dida, ish-portieri i Milanit, është intervistuar nga mikrofonat e MilanNews.it në premierën e filmit “Ishim mirë bashkë” – dokumentari kushtuar kuqezinjve te pandashem ne ato kohe dhe me personazhe si si Ambrosini, Pirlo, Maldini, Nesta dhe Gattuso (duke shtuar Ancelotti dhe Buffon per te shtuar historite)

Ja deklaratat e tij: “Edhe tani jemi mirë bashkë, përndryshe nuk do te ishin të shumtë ata që janë të pranishëm sot. Kaluam mirë te Milani”. Për Scudetton: “Milani duhej të fitonte për t’i dhënë vazhdimësi punës së madhe që po bën mister Pioli.

Ishte një sukses dhe jam shumë i lumtur që Milani arriti të fitojë. Sot djemtë dinë të fitojnë dhe tani bëhet më e lehtë “. Për grupin e Ligës së Kampionëve: “Është më i lehtë, por fusha duhet ta dëshmojë. Milani ka treguar forcën e tij”

Për Maignan: “E fus në gjashtë më të mirët në botë, ai po rritet. Çfarë i mësova? I kalova atë që përjetova: të mbërrish në Milano do të thotë të kesh një përgjegjësi të madhe.

Ai është një djalë që nuk kishte një bazë teknike dhe ai po përmirësohet çdo ditë në këtë aspekt. Duhet të jetë i vazhdueshëm: pak nga pak do të mund të bëjë gjithmonë mirë dhe te rritet”.