Diego Milito nuk e kursen aspak Asllanin, argjentinasi tregohet shumë i ashpër me shqiptarin

5 muaj më parë
Diego Milito nuk e kursen aspak Asllanin, argjentinasi tregohet shumë i ashpër me shqiptarin

Kristjan Asllani po përjeton momentin më të keq që pas kalimit te Interi. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 85 kundër Barcelonës dhe kishte rastin e artë.

Në minutat e fundit, Asllani u gjend përballë Ter Stegen, por bëri më të vështirën duke mos gjetur portën. Kritika kanë ardhur për Kristjan Asllanin edhe nga Diego Milito.

Ky i fundit u shpreh se mesfushori shqiptar mëkatoi me rastin e humbur në minutën e fundit ndaj Barcelonës, pasi mund të kishte pasuar te shoku i ekipit për t’i dhënë fund historisë së kualifikimit.

“Kristjan Asllani mëkatoi pak që u tregua egoist në atë rast, por sigurisht që edhe kjo shërben si një përvojë për të”, tha mes të tjerash Milito në deklaratën e tij pas ndeshjes së sotme. Kujtojmë se Asllani humbi rastin në minutat e fundit, ku mund t’ia siguronte Barçës fitoren dhe kalimin tutje…

Nëse lojtari i Kombëtares do të shënonte, atëherë Interi do të kalonte automatikisht në fazën tjetër të Champions League.

Për Eurosport, Asllani nuk meriton as notën 4, por 3: “Nuk gabohej ai rast në të 95. Kualifikimi matematik do të vinte dy raunde më herët. Ishte thjesht e papranueshme, shumë keq, nuk e justifikon asgjë”, shkruan Eurosport.