Besoj brezi i para viteve 90′ e mban mend se sa e vështirë ishte atëherë për të siguruar një vshje apo një palë këpucë. Ishte një kohë kur gjërat nuk ishin me bollëk, ndaj lindte nevoja që ‘plaçkave’ që bliheshin tu zgjatej koha e përdorimit, pasi nuk ishte e lehtë të blije diçka tjetër.
Asokohe rrobaqepësit dhe këpucarët ishin profesionet që kishin më shumë punë, pasi ata riparonin veshjet dhe këpucët që qytetarëve t’u bënin edhe një vit tjetër. Sot nuk është më e njëjta kohë, pasi nëse dikujt i shqyhen një palë këpucë, mendimi i parë nuk është riparimi, por zëvendësimi i tyre me një palë të reja.
Edhe kur ora e dorës ndalon së funksionuari, apo kur na duhet një tavë balte ose orendi alabastre, a shkoni më tek një mjeshtër artizan, apo tek një orëndreqës? Pak e vështorë të jetë e vërtetë kjo, pasi sot nuk ka zanatçi të tillë, pasi këto profesione sa vinë e po harrohen nga të rinjtë.
BalkanWeb i ka dedikur një një kronikë kësaj çështje, ku ka takuar nga afër disa zanatçinj të dikurshëm, të cilët tregojnë se çfarë po ndodh sot dhe se si këto profesioe po shkojnë drejt zhd*kjes. Më tej mund të lexoni artikullin e plotë.
Sefer Fusha 83 vjeç është ndër këpucarët e pakët në kryeqytet. Ai e ka ushtruar këtë profesion me dekada, mjetet i ka të trashëguara nga i ati, edhe ai këpucar në kohën që italianët ishin pushtues në Shqipëri.
E gjetëm si çdo ditë në punishten e vogël, ku nuk e nis punën pa pirë një cigare. Seferi, edhe pse në një moshë të thyer thotë se nuk do të heqë dorë nga ky profesion, por do ta vijojë ta ushtrojë pasi edhe pse me pak, ende i siguron të ardhura
Seferi tregon se kohe me pare i kishte ardhur një djalë ne punishte për te mësuar zanatin, por pas një kohe të shkurtër djaloshi vendosi që ta ndërpresë këtë rrugë në mes. Me sa duket do vije koha qe njerëzit te mos riparojnë me këpucë.
Zhvendosemi në Kavajë. Mustafa Kola është ndër të vetmit orëndreqës në qytet. Thotë se këtë profesion e ka pasur pasion shumë të madh dhe ka mbi 40 vite që e ushtron. Mustafai rrëfen se puna i jep kënaqësi dhe e bën me përkushtim të madh.
Mustafai pohon se zanat i orëndreqësit thuajse është zhdukur dhe ata që e aplikojnë janë shumë të pakët. Në Kavajë, Shpëtim Allushi është i vetmi në qytet që bën punime prej guri alabastre. Dikur, ajo preferohej nga shumë turistë të huaj, ndërsa sot, kërkesat kanë rënë.
Shpëtimi thotë se jetesa vetëm duke punuar gurin e alabastrës u bë sfiduese dhe u detyrua qe të mbijetuar, t’i rikthehej pasioni të vjetër, pikturës.
Shumë pranë Tiranës, në Farkë, të kthehet ndjesia e dikurshme. Fshati dikur ishte qendër e punimeve prej balte një tradite e trashëguar brez pas brezi. Ka ende nga ata që e ushtrojnë dhe mënyrën e të punuarit e kanë po si të parët, me mjete rrethanore e pa energji elektrike. Ndër ta është Agron Fusha. Ai thotë se zanatin e ka trashëguar nga i ati dhe ka si qëllim që shpejt ta ktheje punishten në një qendër, ku të mirëpresë edhe turistë.
Agroni, ka pasion edhe koleksionimin e ornamenteve të vjetra, që i ka grumbulluar prej vitesh. Dëshira e tij është qe të hapë një muze të vogël në punishte
Agroni ia ka trashëguar këtë zanat djalit të tij të dytë, Marios, ndërsa i treti, Fadili qe mban emrin e gjyshit, ka shumë dëshirë të mësojë e hapat e parë i ka nisur që tani
Të gjithë mjeshtrat u bënë bashkë në një pikë, kur thane se zanatet e tyre priten të shuhen pasi rinia nuk preferon t’i mësojë.
Ata shprehen se nuk do të jetë e largët dita që shqiptaret do te jene pa orëndreqës, këpucar, apo mjeshtër të punimeve prej balte e guri alabastre.