Ditë e trishtë, shuhet Lilo Labja

2 javë më parë
Ditë e trishtë, shuhet Lilo Labja

Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare, Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja. “Lilo Labja”, personazhi krysor në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje.

Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.

Disa vite më parë Mesarete Imeraj rrëfeu momente nga jeta e saj: Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane, 6 ditë dhe 6 netë kam qenë në Ferrë.

Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën.

Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërisë atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo në një intervistë të disa kohëve më parë.

Homazhet do të mbahen te “Internacionali i vjetër” në Rrugën e Kavajës, ndërsa pritja për vizitat do të organizohet ditën e diel, të hënë dhe të martë po tek “Internacionali i vjetër”, në oraret 09.00-12.00 dhe 17.00-20.00.