Një lajm i trishte vjen nga qarku i Korcës. Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim për shtyp nga policia apo një reagim prej familjarëve.
Kjo është një ngjarje aspak e zakontë dhe nuk dihet si ka ndodhur realisht, apo sa ëstë sasia e rakisë që ka konsumuar ky vogëlush.
Kujtojmë se Devolli është një zonë që e konsumon shumë rakinë dhe në cdo shtëpi kur vjen miku është e pamundur ta përcjellësh pa nxjerrë gotën e rakisë.
Fëmija mund të ketë qenë për një moment vetëm dhe e ka pirë pa e ditur cfarë është. Jemi ende në pritje të detjave të reja në vijim.