Legjenda Carletto Ancelotti po përgatitet të përjetojë një tjetër nga sfidat e tij emocionuese. Finalja e Champions League do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës mes Real Madridit dhe Liverpoolit. Në krye të Blancos, Ancelotti do të përpiqet të fusë në dorë kupën e tij të katërt me veshë të mëdhenj, si trajner.
Carletto bëri histori këtë vit, duke u bërë trajneri i parë që fiton titullin në të pesë ligat më të mira evropiane. Një tjetër sukses në Champions League do ta bënte atë një nga trajnerët më të fortë dhe më të suksesshëm ndonjëherë.
Ai nuk do të jetë i vetëm, pasi djali i tij Davide, dora e djathtë në pankinën e Realit, do ta shoqërojë si zakonisht. Imazhet e të dyve, babë e bir, të përqafuar me lot pas fitores në fund ndaj Manchester Cityt kanë tronditur mbarë botën.
Davide përfaqëson një figurë të rëndësishme për Carlon, i cili i jep atij sigurinë dhe besimin thelbësor në një marrëdhënie midis trajnerit të parë dhe të dytë. Në të njëjtën kohë, babai i kaloi të birit milanizmin e pastër dhe të sinqertë.
Në krye të Djallit, Carlo Ancelotti ka fituar gjithçka, çdo trofe të mundshëm. Dhe padyshim që Davide i admironte veprat e mëdha të babait të tij si fëmijë, duke u bërë një tifoz i madh i Milanit. Sot, ai po përpiqet të mësojë nga babai i tij të gjitha nocionet e mundshme për të ndjekur hapat e tij si një trajner fitues.
Davide Ancelotti u bë i dyti për Carlo në vitin 2018, kur ky i fundit pranoi oferten De Laurentiis dhe u bë menaxher i Napolit. Një përvojë, sipas Davide, jo tërësisht pozitive. E bënë të ndihej i rekomanduar në atë ambient. Këtë e ka treguar vetë për Corriere della Sera, gazetë për të cilën ka dhënë një intervistë të bukur dhe të detajuar.
Deklarata të shumta nga Ancelotti Junior, ku foli mbi të gjitha për finalen që do të jetojë të shtunën në mbrëmje kundër Liverpoolit. Davide Ancelotti shpreson për diçka të veçantë për të ardhmen, kur ndoshta babai i tij do të terhiqet dhe ai do të ketë aftësitë për të ndjekur vetëm një ekip të nivelit të lartë.
Corriere della Sera e pyeti se cilën skuadër do të dëshironte të drejtonte në të ardhmen. Davide u përgjigj pa u zgjatur: AC Milan! Milan është ëndrra e tij! Këto janë fjalët e raportuara:
“Do të doja të drejtoja Milanin, skuadrën time të preferuar që kur babai im e drejtoi atë. Unë ndoqa sektorin e të rinjve kuqezi deri në Primavera dhe më pas shkova në huazim në Serie D, ku u ndala. E kuptova që nuk kisha mjaftueshëm talent si profesionist dhe më pëlqente të stërvisja”.