Djali i merr jetën babait, binjaku i tij merr hak dhe familja humb dy persona

1 vit më parë
Djali i merr jetën babait, binjaku i tij merr hak dhe familja humb dy persona

Një ngjarje shumë e dhimbshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur pa jetë dy persona të të njëjtës familje.

Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka shënjestruar me mjet prerës babain duke e plagsur rëndë.

Në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, i ka marre jetën vëllain e tij.

Babai fillimisht është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë. Ai nuk ka ka dalë dot mbanë duke shkuar në amshimi.

Sipas KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre është avokati Millan Bigoviq. Një emër i njohur për të gjithë banorët të asaj zone.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhnë në familje ku ka edhe persona qe kanë humbur jetën”, ka thënë shkurt Radoviq.