Dje në Itali, sot bie bora e parë edhe në Kosovë (foto)

2 javë më parë
Dje në Itali, sot bie bora e parë edhe në Kosovë (foto)

Ka rënë bora e parë në Kosovë për këtë vit. Kjo ka ndodhur në bjeshkët Ishtedimit, afër kufirit me Malin e Zi, shkruan Meteo Ballkan.

Dje në Itali, sot bie bora e parë edhe në Kosovë (foto)

“Fjollat e para të borës në Kosovë, në bjeshkën e Ishtedimit shumë afër kufirit me Malin e Zi sot në mëngjes”, thuhet në njoftimin e tyre. Më poshtë mund të gjeni fotografi të realizuara nga Egzon Gashi.

Dje në Itali, sot bie bora e parë edhe në Kosovë (foto)

Përpos reshjeve të dendura të shiut që kanë kapluar Evropën, në Itali ka pasur edhe reshje bore, që është aspak e zakontë në këtë periudhë të vitit.

Në Trentino-Alto Adige, rajon në Italinë veriore që kufizohet me Zvicrën dhe Austrinë, bora ka rënë deri në një masë, edhe pse ende nuk ka kaluar muaji shtator.

Italia njihet si vend me të reshura të mëdha të borës gjatë sezonit të dimrit, ndërkohë që edhe gjatë verës së këtij viti vendi u përball me temperatura shumë të larta.

Ndërkohë që situata është shumë problematike në disa rajone të Italisë,ku shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë problemet e para.