“Do bënte edhe Manchester City-n të mendohet”, Broja duhet të jetë nga minuta e parë në fushë

4 muaj më parë
“Do bënte edhe Manchester City-n të mendohet”, Broja duhet të jetë nga minuta e parë në fushë

Ish-futbollisti i Tottenham-it ka dhënë një sugjerim për trajnerin Potter. Garth Crooks ka thënë për “BBC” se do të ishte një ide e mirë të aktivizoheshin nga minuta e parë Havertzi me Brojën.

Duke u nisur nga ndeshja e fundit në kampionat, ku të dy sulmuesit shënuan gol, Crooks mendon se është e udhës që dy sulmuesit të kenë vendin e tyre në formacion.

Madje shton se kjo dyshe do të bënte edhe skuadra si Manchester City të mendohen. “Havertz duket shumë më i kompozuar rreth golit këto ditë.

Po ashtu edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar duket veçanërisht i rehatshëm në “Stamford Bridge” këto ditë dhe pyes veten nëse Graham Potter do të mendonte t’i luante ata si një çift.

Sigurisht që do t’u jepte skuadrave diçka për të menduar. Ndoshta edhe Manchester City”, ka sugjeruar ish-lojtari Garth Crooks.

Kujtojmë se Broja shënoi javën e kaluar ndaj Uolves golin e parë me fanellën e Bluve, ndërkohë mbrëmë në Champions ndaj Milanit nuk luajti asnjë minutë.