Do të ndeshen me Dudelangen në Champions, Tirana mendon një përforcim “big” nga Kombëtarja

8 muaj më parë
Do të ndeshen me Dudelangen në Champions, Tirana mendon një përforcim “big” nga Kombëtarja

Tirana ka mësuar pak më aprë kundërshtarin në Champions League dhe fati e vendosi përballë kampionëve të Luksemburgut, Dudelangen.

Për të patur sa më shumë sukses në Europë, bardheblutë po mendojnë për një merkato shumë aktive dhe të fortë dhe një nga këto emra është Arlind Ajeti.

Padova e Arlind Ajetit qëndron në Serinë C, Palermo kalon në Serinë B, ndërsa Tirana ëndërron yllin e Kombëtares. Kështu, edhe në sfidën e dytë mes dy skuadrave italiane fiton Palermo 1- 0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-0, ngjitet në B.

Ky rezultat bën që të shpresojë Tirana që e do mbrojtësin në ekip. Arlind Ajeti është mbrojtësi në bisedime me ekipin e Tiranës dhe që pritet të firmosë në vazhdim, nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Aktualisht, te Padova, ku luan në Serinë C, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar.

Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit. Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë akord përfundimtar, teksa lojtari është në aktivitet në Serinë C me Padovën.

Burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se lojtari është shumë pranë firmës me bardheblutë, ndërsa pas Hasanit, ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi. Lojtari ka luajtur me Padovën 26 takime këtë sezon.