Dobi e nis vrullshëm te Kukësi, largon të besuarin e Gegës

6 muaj më parë
Dobi e nis vrullshëm te Kukësi, largon të besuarin e Gegës

Kukësi një javë më parë uli në stol trajnerin Enkeleid Dobin, pas largimit të Skënder Gegës. Nga verilindorët duket se është larguar edhe i besuari i Gegës, trajneri i portierëve Florian Ristani.

Në fotot që klubi verilindor ka postuar së fundmi, duket se për këtë rol është rikthyer në ekipin e parë Ermal Nexhipi. Ballshioti prej vitesh është pjesë e Bluve, teksa ka qenë së fundmi në ekipin U-21 të Raman Hallaçit.

Largimi i Gegës ka bërë që edhe Ristani të marrë valixhet, duke lënë vendin bosh. Në të tilla kushte Nexhipi ribashkohet me ekipin e parë.

Kukësi dhe Partizani luajnë sot në 15:00 për javën e pestë të Superligës. Në stolin e verilindorëve debuton trajneri Enkeleid Dobi, që besohet të luajë me skemën 4-3-3.

Në portë pritet Tafas, ndërsa në mbrojtjen me katër Meksi dhe Ndreca nga krahët dhe Iliç me Ilieskin në qendër. Mesi i fushës i përket dy vëllezërve Taipi dhe Haxhiut. Në sulm, Gyasi dhe Basa në mbështetje të Zivkovic.

Formacioni i mundshëm: Kukësi 4-3-3: Tafas, Meksi, Ilieski, Iliç, Ndreca, Haxhiu, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Basa, Gyasi, Zivkovic Trajner: Enkeleid Dobi