“Doja ta çoja Maignan te Juventusi por Maldini…” Buffon bën zbulimin e madh!

6 muaj më parë
“Doja ta çoja Maignan te Juventusi por Maldini…” Buffon bën zbulimin e madh!

Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se i ka dërguar mesazh Paolo Maldinit pasi Milani nënshkroi Mike Maignan nga Lille verën e kaluar. Largimi i Gianluigi Donnarumma ka rezultuar të jetë një pikë e rëndësishme në historinë e fundit të Milanit.

Jo vetëm sepse u largua një talent i madh, por edhe sepse krijoi një precedent për largime të tjera si Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie. Pavarësisht gjithë kësaj, vendimi i Donnarumma-s nuk e ka dëmtuar realisht Milanin në fushë sepse Maignan e ka mbushur plotësisht boshllëkun e lënë nga italiani.

Portieri francez ka treguar reflekse të pabesueshme për të ndalur goditjet që portierët e tjerë të lartë thjesht nuk mundën, ndërsa shpërndarja e tij është gjithashtu e jashtëzakonshme. Buffon doli në skenë në Festivalin Sportiv Trento të organizuar nga La Gazzetta dello Sport dhe ai u pyet për Maignan qe kishte qene edhe te PSG para se te shkonte te Lille.

“Kur u ktheva nga Parisi te Juventusi më pyetën për portierët. Unë u thashë për Maignan te Lille, por askush nuk e konsideroi atë si blerje. Po pyesja veten pse dhe si ishte e mundur! Kur Milani nënshkroi me të, i dërgova një mesazh Maldinit, duke thënë se pakkush besonte në të, por se ata kishin rekrutuar një portier të madh”, tha ai.