Dojna dhe Vlashenti bëhen prindër për herë të parë, moderatorja zbulon emrin e bebushit

1 muaj më parë
Dojna dhe Vlashenti bëhen prindër për herë të parë, moderatorja zbulon emrin e bebushit

Pak minuta më parë moderatorja e njohur Dojna mema ka ndarë foton më të ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram.

Pas 9 muajsh pritje, të cilat kaluan shumë shpejt, moderatorja ka marrë në krahë beben e saj. Përmes postimit ajo njoftoi ardhjen në jetë të djalit të saj, por gjithashtu zbuloi dhe emrin.

Vogëlushi quhet Nolan Sata. Një emër mjaft i veçantë, por që presim që së shpejti Dojna të flasë edhe për kuptimin e këtij emri.

Postimi i Dojnës:
Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata!
20/08/2022 🦁

Kujtojmë se Dojna dhe Vlashenti janë në një lidhje prej disa vitesh, si dhe së bashku përveç dshurisë që e kanë rritur ndër vite, kanë krijuar dhe një profil mjaft të dashur për publikun, përmes transparencës dhe poyitivitetit që ata përçojnë gjatë gjithë kohës.

Sakaq Dojnën si figurë shumë prej nesh e lidhin me ‘Fans Club’ në Big Brother Albania pasi prej më shumë se 6 vitesh është moderuar nga ajo.