[DOKUMENTET] Stadiumi i ri, ja shifrat zyrtare të arkëtimeve sipas projektit!

9 muaj më parë
[DOKUMENTET] Stadiumi i ri, ja shifrat zyrtare të arkëtimeve sipas projektit!

Milan dhe Inter janë një hap më pranë marrjes së stadiumit të tyre të ri pasi debati publik do të fillojë javën e ardhshme. Me kusht që debati të sanksionojë projektin, ndërtimi do të fillojë në vitin 2024.

Në dokumentin zyrtar, siç citohet nga Calcio e Finanza, thuhet se Milani dhe Interi do të paguajnë në total 1,294 miliardë euro pa TVSH. Kostoja është rritur me 62 milionë euro krahasuar me projektin që klubet prezantuan në vitin 2019.

Megjithatë, pjesa më interesante është se sa presin të fitojnë nga stadiumi në vit. Në dokumente thuhet se të ardhurat e vlerësuara janë 120.4 milionë euro në vit, ku 80.1 milionë euro vijnë nga stadiumi dhe 40.3 milionë euro nga zona përreth.

Duhet theksuar se këtu nuk përfshihen të ardhurat nga shitja e biletave, që do të thotë se do të ketë një shumë të konsiderueshme shtesë për klubet. Më poshtë është një listë se nga do të vijnë 80.1 milionë euro të seksionit të stadiumit.

Të drejtat e emrit – 17,880,000 euro | Sponsorë të tjerë – 9,000,000 euro | Parkim – 1 000 000 euro | Koncesione / Mall (neto) – 5 500 000 euro
Turi / Muzeu – 18 129 000 euro | Vizita turistike – 12 000 000 euro | Ngjarje të Korporatës / Koncerte – 11 400 000 euro | Bar / Restorant / Catering – 5 209 183 euro
TOTALI I ARKTIMEVE  VJETORE – 80 118 183 euro

[DOKUMENTET] Stadiumi i ri, ja shifrat zyrtare të arkëtimeve sipas projektit!