Doli për të mbledhur boronica, i riu humb gjurmët dhe zhduket në pyll

3 muaj më parë
Doli për të mbledhur boronica, i riu humb gjurmët dhe zhduket në pyll

20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata sepse ka shumë prodhim.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë, i cili nuk dihet se ku ka përfunduar dhe nuk i dihet fati.

Në bjeshkët e brodit, ky është vendi që dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit.

Ai kishte dalë për të mbledhur boronica në majë të bjeshkëve, por që prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më”.

I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.

Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta. Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.