Drame: Dy fëmijë humbin jetën në liqenin e Prushit

1 vit më parë
Drame: Dy fëmijë humbin jetën në liqenin e Prushit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy fëmijë të mitur janë mbytur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në liqenin e Prushit, ku dy të miturit, përkatësisht të moshave 11 dhe 13 vjeç kanë rënë brenda liqenit.

Polumbarët e Reneas kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe kanë nisur kërkimin për nxjerrjen e trupave, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.