Drejtori i Spitalit jep dorëheqje, arsyeja është për t’u marrë shembull dhe duartrokitur nga të gjithë

1 vit më parë
Drejtori i Spitalit jep dorëheqje, arsyeja është për t’u marrë shembull dhe duartrokitur nga të gjithë

Onkologu Ardian Millaku ka pak muaj që e ka marrë detyrën e udhëheqjes së Klinikës së Onkologjisë në QKUK në Prushtinë. Por disa muaj pasi e ka marrë detyrën e drejtorit të kësaj Klinike, Millaku ka dhënë dorëheqje.

Në arsyetimin e tij dërguar drejtorit të SHSKUK-së, Millaku ka thënë se në pozitën e drejtorit bënte punë administrative e joprofesionale.

“Për arsye personale, e kam parë që më shumë mund të kontribuoj si profesionist shëndetësor sesa si menaxher. E pashë që më shumë merresha me punë administrative se sa profesionale.

Nuk kam pasë ndonjë presion a diçka, vetëm arsye personale”, ka thënë Millaku për Nacionalen. E kërkesa e tij ende nuk është miratuar nga ana e menaxhmentit të ShSKUK-së.

Më 28 prill, Millaku bashkë me disa drejtorë tjerë të rinj, kishin nënshkruar kontratën e punës për pozitat menaxheriale në QKUK.

Vendimi i doktorit është përshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale dhe është një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në Shqipëri, po kudo në trojet shqiptare.