“Drilon Hoxha është turp, nuk ulem më te”, Rez Veleshnja shumë i ashpër ndaj ish-kolegut

8 muaj më parë
“Drilon Hoxha është turp, nuk ulem më te”, Rez Veleshnja shumë i ashpër ndaj ish-kolegut

Situatat e aktorëve janë të forta. I ftuar në “Shqipëria LIVE” në “Top Channel” u zhvillua një debat i fortë lidhur me kinemanë komerciale që po zhvillohet së fundmi në Shqipëri.

Përveç Alfred Trebickës, në studio ishte i ftuar dhe Rezart Veleshnja. Ky i fundit ka deklaruar në një moment se nëse Drilon Hoxha do të bëhej pjesë e diskutimit, Rezarti do ta braktiste bisedën.

Kaq ka mjaftuar që fansat të kujtonin se mes Veleshnjës dhe Hoxhës, në fakt ka patsur dikur një bashkëpunim. Arsyeja e reagimit të Rezartit? Duket se përgjigjen e ka dhënë Driloni, duke publikuar një video.

Për prodhimin e “Dashuria s’mjafton”, projekt në të cilin pjesëmarrës ka qenë edhe Veleshnja, pikërisht ky i fundit ka munguar si imazh në posterin e filmit.

Lidhur me këtë çështje, në kohën kur filmi ishte në reklamim e sipër, Rezarti i ka dërguar Drilonit një video, ku i kërkon llogari për përjashtimin e tij nga posteri.

Sipas Hoxhës, i cili e ka postuar videon si kundërpërgjigje, ka qenë kjo arsyeja e reagimit të Veleshnjës në “Shqipëria LIVE”. Të jetë kjo e vërteta? Mbetet të presim reagimin e Rezartit, i cili nuk pranoi të ishte në të njëjtin panel me Drilon Hoxhën, ku flitet për produksionet e fundit në kinema.

Sipas tij, Driloni as ka mbaruar shkollë artesh dhe sa për filmat që bën, Rezi tha se është njësoj si të bëjë film dikush që s’ia ka idenë kësaj pune.

Kujtojmë që vite më parë, Drilon Hoxha është spikatur si talent nga një talent show i “Top Channel”, ku u përzgjodh të imitonte në “Portokalli” Kryeministrin në atë kohë, Sali Berisha.

Më pas, rolin e imitimit të Berishës e mori Rez Veleshnja, ndërsa Driloni në pozicionin e regjisorit e mori Rezin në një nga filmat e tij. /Panoramaplus.al