“Dua e Dukagjin Lipa duan tokë”, festivali i tyre largohet nga Prishtina dhe buzëqesh Edi Rama

8 muaj më parë
“Dua e Dukagjin Lipa duan tokë”, festivali i tyre largohet nga Prishtina dhe buzëqesh Edi Rama

Festivali “Sunny Hill” këtë vit do të mbahet në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e festivalit, të cilët bëjnë me dije se eventi nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet atje, që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

Sipas tyre, ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u rimbursohen biletat.

Kujtojmë se një nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm është edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa.

“Dua e Dukagjin Lipa duan tokë”, festivali i tyre largohet nga Prishtina dhe buzëqesh Edi Rama

Më herët edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi se “Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në muajin gusht në kryeqytetin shqiptar.

“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme! Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.) Tiranë, ja ku po vijmë”, informojnë organizatorët.

Gazetarja kosovare Arbana Xharra ka reaguar e revoltuar pasi festivali “Sunny Hill”, i cili do të mbahej në Prishtinë, u zhvendos në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se “vendimi për të zhvendosur këtë festival nga Kosova për shkak të neglizhimit të qeverisë së Kosovës është skandal.”

“Asnje ngjarje ne vitete e fundit nuk ka pase vemendje mediale nderkombetare me te madhe sesa Festivali “Sunny Hill” ne Prishtine. Dua Lipa eshte nje prej kengetareve me te famshme boterore e cila nuk heziton asnjehere te permend Prishtinen, Kosoven, e me mburrje te tregoje se eshte shqiptare. Vendimi per te zhvendosur kete festival nga Kosova per shkak te neglizhimit te qeverise se Kosoves eshte skandal. Dua eshte e Prishtines, “Sunny Hill” eshte “Bregu i Diellit”, ky festival i duhet Kosoves, turp per Qeverine e Kosoves!”, shkruan Xharra.