Në Sunny Hill që u mbajt në Tiranë mungoi Dua Lipa, duke sjellë një fare zhgënjimi të fansave të saj që prisnin ta shihnin në skenë.
Arsyen e mungesës së saj e ka shpjeguar për “Jo Vetëm Modë”, babai i saj Dukagjin Lipa, njëherësh organizator i koncertit Sunny Hill. Sipas tij, datat e Duas kanë qenë të kufizuara dhe kjo ka qenë vetëm një arsye.
Arsyeja tjetër ka qenë për t`i dhënë rëndësinë e duhur Action Bronson dhe që këtë herë të ishte ai përfaqësues i Hop Hop-it dhe jo Dua.
“Action Bronson ka qenë një prej atyre që unë e kam pasur dëshirë që ai të vinte në Tiranë. E kam pasur mysafir Action Bronson në vitin 2018 në Prishtinë dhe ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për të, më së pari që të vizitojë vendin e vet sepse babain e ka nga Kosova, nënën e ka amerikane.
Ne si shqiptarë e ndiejmë veten në shtëpi edhe në Tiranë, edhe kudo në Shqipëri, kështu që kam pasur qejf që hera e parë në Tiranë të jetë Action Bronson si përfaqësues i hip hopit.
Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt”, tha Dukagjini.