Mbrëmjen e djeshm në Tiranë u mbajt koncerti i madh i ‘Sunny Hill’ që bëri bashkë shumë shqiptarë si dhe vuri themelet e një tradite sa i takon fetivaleve, duke bashkuar kështu në aspektin kulturor Kosovën dhe Shqipërinë.
Pjesë e këtij festivale ishin artistët më në zë të momentit, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.
Artistja me famë botërore Dua Lipa ishte organizatorja e këtij eventi. Në organizimin që u bë në Kosovë ajo performoi edhe vetë në skenë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme në Shqipëri nuk ishte prezente ashtu siç kishte premtuar.
Mungesa e saj u vu re nga të gjithë, por ajo përmes një fotoje në Instagram ka treguar se ku ndodhej. Ajo u nis për në Francë për në dasmën e mikut të saj të ngushtë g*y, stilistit të njohur Jacquemus.
Ai u martua me partnerin e tij, teksa këngëtarja shqiptare shkëlqeu në dasmë e veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm.