“Dua të largohem me dinjitet nga skena”, meraku i vetëm i Roland Trebickës

8 muaj më parë
“Dua të largohem me dinjitet nga skena”, meraku i vetëm i Roland Trebickës

Mesazh shumë i ndjerë nga djali për të madhin Roland Trebicka. “Dua të largohem me dinjitet nga skena. E kam mësuar nga më të vjetrit e këtij teatri se skena është e shenjtë.

“Dhe është vërtet e tillë. Jo kushdo mund të ngjitet në të. Ndaj dhe unë doja të bëja një largim si duhet nga skena. 7 VJET PA TY ! SOT E KAM ME TE VESHTIRE SE KURRE ! VITET QE KALOJNE, MA BEJNE MUNGESEN TENDE AKOMA ME TE THELLE I DASHUR BABI !

“Sikur aktori Roland Trebicka të ishte njeri i zakonshëm, fjalët e ngushëllimit për ndarjen e tij nga jeta do të ishin më të lehta për t’u zgjedhur e për t’u shprehur.

“Është rrugëtimi i mundimshëm drejt artit, është jeta dhe vetë personaliteti i artistit të shquar që na bën të mendohemi shumë e të zgjedhim fjalën më të ngrohtë e të denjë për të shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar që ia kemi borxh, sepse ajo ç’ka la pas me artin e tij është një shërbim i madh që i bën vendit”.

“Jam i sigurt se familja e tij, bashkëshortja, fëmijët, të afërmit e ndjejnë shumë dhimbjen, por po aq jam i bindur se kjo dhimbje përkthehet në respekt dhe mirënjohje të madhe nga çdo shqiptar që ka pasur dhe do të ketë fatin të ndjekë Rolandin në rolet e tij të mrekullueshme.

“Jeta e tij e shkurtër është pragu i fillimit të një pavdekësie, të cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenarë për kontributin e tij ndaj artit dhe kulturës shqiptare”.