Edicioni i katërt i “Dua të të bëj të lumtur” fillon nesër por jo në Top-Channel dhe as me Arbana Osmanin, por me reperin Mato Lale dhe Ronela Hajatin.
Ky është njoftimi që kanë bërë këngëtarët në rrjetet sociale duke përdorur si frazë emrin e programit që moderatorja Arbana Osmani ka drejtuar për tre sezone në Top-Channel, “Dua të të bëj të lumtur”.
Ky është bashkëpunimi i dytë i Ronelës dhe Matos. I pari titullohet “Gips” dhe Ronela e publikoi këtë këngë pak përpara paraqitjes së saj në Eurovizion.
Kënga e re e Mato dhe Ronela titullohet “Papi Chulo” dhe me siguri do jetë hit i kësaj vere dhe do dëgjohet dhe kërcehet kudo në trojet shqiptare.
Bashkëpunimi i tyre i parë “Gips” i publikuar në shkurt të këtij viti bëri namin, pasi u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube.
Ronela ka premtuar që kjo verë do jetë shumë e nxehtë dhe so sjellë shumë këngë dhe bashkëpunime të reja. Po ashtu dhe Mato ka premtuar hite të mëdha.